Çfarë pritje në Kosovë...

Futboll

Çfarë pritje në Kosovë...

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 16:32
Çfarë pritje në Kosovë...

Pritja e madhe nga tifozët e Kosovës i ka bërë përshtypje skuadrës së Milanit dhe tani edhe faqja zyrtare e klubit italian në rrjetet sociale ka publikuar pamje nga arritja e kuqezinjve në Prishtinë.

Vetëm disa orë pas arritjes në Prishtinë, skuadra e Milanit do të dalë në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” për ta zhvilluar ndeshjen miqësore me Feronikelin në kuadër të turneut parasezonal.

“Mirëserdhët në Kosovë, Rossoneri. Çfarë pritje #Forza Milan”, shkroi faqja zyrtare e Milanit në rrjetin social Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat