Njeriu që e kishte heshtur Beogradin, ja çfarë thotë për Fadil Vokrrin!

Futboll

Njeriu që e kishte heshtur Beogradin, ja çfarë thotë për Fadil Vokrrin!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 gusht 2019 Në ora: 17:06
Sokol Kushta majtas e Nehat Mustafa djathtas

Para 32 viteve (me 30 shtator, 1987) skuadra kuqezi, Flamurtari i Vlorës, e kishte përulur Partizanin në Beograd (në stadiumin e APJ-së), ku ishin mbi 40 mijë shikues, në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të kualifikueseve në Kupën UEFA.

Ai që e heshti Beogradin padyshim ka qenë sulmuesi Sokol Kushta, i cili me një veprim të jashtëzakonshme, nga rreth 16 metra e fërfëlloi topin në pjesën e epërme, mu aty ku bashkohen shtyllat te portierit boshnjak Fahrudin Omeroviq dhe ngushtoi humbjen në 2:1.

Për Partizanin shënuan: Goran Stevanoviq (44'-nga penalltia) dhe Fadil Vokrri (60‘) dhe për Flamurtarin Sokol Kushta (82’).

Ky gol kishte shijen e arit, duke e kualifikuar Flamurtarin më tej pas fitores në Vlorë me 2:0 para 19 mijë shikuesve pikërisht me 16 shtator. Në Vlorë realizuan Aleksandër Gjorgjeviq (30' - autogol) dhe Roland Iljadhi (83'). Vlonjatët shkuan më tej me rezultat të përgjithshëm 3:2.

Ish zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Nehat Mustafa, ka postuar një foto me legjendën e futbollit shqiptar, Kushta dhe ka treguar se çfarë thotë Kushta për legjendën e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri (i ndjeri).

 “Me legjendën e futbollit shqiptar Sokol Kushta, ish futbollistin vlonjat Latif Gjondeda dhe dy miqtë e mi Elmazin dhe Bekirin!

Image

Mustafa: Sokol Kushta, ish futbollistin vlonjat Latif Gjondeda dhe dy miqtë e mi Elmazin dhe Bekirin!

Kënaqësi të dëgjosh nga Sokoli për fitoret e paharruara të Flamurtarit kundër Partizanit të Beogradit e Barcelonës.
Natyrisht, e pashmangshme biseda për legjendën Fadil Vokrri dhe vlerësimi maksimal i Sokolit për Fadilin”, shkruan Mustafa. Kushta gjithnjë ka fjalë të mëdha për Vokrrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat