Maldini takohet edhe me Vokrrin - Bota Sot
Maldini takohet edhe me Vokrrin

Futboll

Maldini takohet edhe me Vokrrin

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 17:17
Maldini takohet edhe me Vokrrin

Paolo Maldini është ndër ish-futbollistët e Milanit që gëzon respektin më të madh në Kosovës dhe prania e tij e sotme në Prishtinë ka bërë bujë të madhe.

Ish-mbrojtësi  kuqezi sot  është takuar edhe me Gramoz Vokrrin, të birin e legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri.

Skuadra e Milanit ka mbërritur sot në Kosovë ku do të takohet në një ndeshje miqësore me kampionin e Kosovës, Feronikelin.

Përveç yjeve të skuadrës, në Kosovë kanë ardhur edhe legjendat e klubit. Në mesin e tyre është edhe ish mbrojtësi italian, Paulo Maldini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...