Ja kush është futbollisti i Feronikelit që ka luajtur edhe më parë kundër Milanit

Futboll

Ja kush është futbollisti i Feronikelit që ka luajtur edhe më parë kundër Milanit

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 17:41
Feronikeli

Feronikelit sot nga ora 20:45 do të luajë një ndeshje miqësore ndaj shtatë herë kampionit të UEFA Ligës së Kampionëve.

Për futbollin, ardhja e AC Milan në Kosovë, padyshim që është ardhja më e madhe e ndonjë skuadre në vendin tonë.

E lojtarët e Feronikelit do të kenë rastin ta shijojnë këtë takim brenda fushës së stadiumit ‘Fadil Vokrri’.

Por një futbollist nga e gjitha skuadra e Feronikelit ka luajtur ndaj Milanit edhe më parë.

Bëhet fjalë për mesfushorin e ardhur nga Shkëndija e Tetovës, Besmir Bojku.

Ky i fundit kishte luajtur një vit më parë ndaj Milanit në fazën e play off-it, në Ligën e Evropës.

Në atë takim që Shkëndija e humbi 6-0 në San Siro, Bojku ishte inkuadruar në lojë gjatë pjesës së dytë.

Kurse në takimin e dytë në Shkup, mesfushori nuk ishte paraqitur fare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat