La Repubblica: Ja sa do të fitojë Milani për ardhjen në Kosovë

Futboll

La Repubblica: Ja sa do të fitojë Milani për ardhjen në Kosovë

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 17:47
La Repubblica: Ja sa do të fitojë Milani për ardhjen në Kosovë

Përderisa mediat nga Kosova kishin raportuar gjatë ditëve të fundit se Milani do të shpërblehet me 600 mijë euro për ardhjen në Prishtinë, mediat italiane thonë ndryshe.

Sipas gazetës italiane “La Repubblica”, Milani do të përfitojë 250 mijë euro nga ndeshja e sotme që do të luajë në Kosovë, 350 mijë euro më pak sesa pretendojnë mediumet.

Përballja me Feronikelin do të jetë miqësorja e fundit për Milanin këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat