Napolit i del një problem lidhur me transferimin e Lozano - Bota Sot
Napolit i del një problem lidhur me transferimin e Lozano

Futboll

Napolit i del një problem lidhur me transferimin e Lozano

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 17:59
Napolit i del një problem lidhur me transferimin e Lozano

Skuadra e Napolit thuhej se është shumë afër transferimit të Hirving Lozano.

Napoli është në nevojë të madhe për një lojtar me tipare ofensive dhe Lozano është një nga lojtarët që pëlqehet më së shumti nga drejtuesit e klubit.

Skuadra e Napoli raportohet të ketë arritur marrëveshje me skuadrën e PSV Eindhoven, por duket se situata ka ngecur në marrëveshjet personale me lojtarin, transmeton lajmi.net.

Të drejtat e imazhit janë ato që po dalin të jenë problemi kryesorë që po pengojnë marrëveshjen mes Napoli dhe Lozano.

Mbetet të shihet se si do të ecin punët dhe nëse transferimi i meksikanit në Serie A do të konkretizohet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...