Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, u paraqit i plotë në petkun e Nottingham Forestit, e cila si mysafir barazoi me rezultat 1:1 me Leeds, në ndeshjen e javës së dytë të Championship (liga e dytë angleze).
Për vendasit shënon Hernandez (59’) dhe për mysafirët Grabban (77’).
Nottingham është i 18-ti me 1 pikë, kurse Leeds është i treti me 4. Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Bersant Celina, luajti standard për Swansean e cila si mysafire u nda baras 0:0 me Derbyn.
Në minutën e 42-të, Waghorn dështon nga penalltia për Derbyn. Derby është në vend të shtatë me 4 pikë sa ka edhe Swansea dy pozita më poshtë.