E kërkoi Inter, por algjeriani mbetet gjashtë muaj jashtë fushave

Futboll

E kërkoi Inter, por algjeriani mbetet gjashtë muaj jashtë fushave

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 22:07
Mohamed Fares

I pafat ka rezultuar mesfushori i majtë, Mohamed Fares, i cili ka këputur ligamentet e gjurit të majtë dhe duhet t’i nënshtrohet një operacioni.

23-vjeçari i Spal u dëmtua në miqësoren ndaj Cesena dhe klubi konfirmoi dëmtimin e rëndë të lojtarit të ri, që tani duhet të qëndrojë të paktën gjashtë muaj larg fushës.

Për të, në garë pati hyrë Inter fuqishëm, pasi algjeriani është lojtari perfekt për modulin e lojës së Conte, por forma e mirë e Dalbert, bëri që zikaltrit të stopojnë interesin për të.

Gjithsesi për Fares ishte Torino e gatshme të investonte, por ky dëmtim e ndal atë dhe të gjithë skuadrat e tjera që e duan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat