Çmenduri e Florentino Perez, oferta për Neymar është e frikshme

Futboll

Çmenduri e Florentino Perez, oferta për Neymar është e frikshme

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 01:00
Neymar

E ardhmja e Neymar vijon të mbetet një rebus. Asi brazilian i Paris Saint-Germain kërkon largimin nga Franca. Nëse në njërën anë Barcelona mbetet gjysma e preferuar e futbollistit, nuk përjashtohet absolutisht futja seriozisht në garë e Real Madrid.

Në fakt, në Spanjë janë të bindur se “Los Blancos”, pavarësisht rebelimit të tifozëve, kanë gati një ofertë të pabesueshme për sulmuesin. Në mënyrë të veçantë, gazeta “Sport”, në faqen e saj të parë shkruan se presidenti Florentino Perez do të ofrojë një kontratë 5-vjeçare me një shpërblim prej 40 milionë euro në sezon për Neymar.

Një shifër e çmendur që do të tundonte këdo, përfshirë këtu edhe vetë futbollistin brazilian që mban rekordin si transferimi më i kushtueshëm, kur dy vite më parë kaloi nga Barcelona te PSG për shumën e 222 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat