Pep, "i dashuruar" me 23-vjeçarin: Edhe modeli i flokëve është perfekt

Futboll

Pep, "i dashuruar" me 23-vjeçarin: Edhe modeli i flokëve është perfekt

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 06:31
Guardiola

Manchester City mori një fi tore të thellë 5-0 kundër West  Ham në javën e parë të Premier League dhe mes më të mirëve në fushë ka qenë Rodri, i transferuar te "Qytetarët" për 70 milionë euro nga Atletico Madrid.

Spanjolli duket se ka bërë për vete trajnerin Guardiola, i cili nuk i ka kursyer elozhet për 23-vjeçarin pas ndeshjes. "Ai nuk ka vathë apo tatuazhe. Edhe modelin e flokëve e ka perfekt për pozicionin e tij, janë flokët e një mesfushori mbrojtës", ka thënë Pep.

"Ky lloj mesfushori duhet të mendoj vetëm për pjesën tjetër të skuadrës. Do të jetë shumë i rëndësishëm për ne".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat