Gafa e Chelsea-t, zëvendëson Hazard me David Luiz - Bota Sot
Gafa e Chelsea-t, zëvendëson Hazard me David Luiz

Futboll

Gafa e Chelsea-t, zëvendëson Hazard me David Luiz

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 07:15
Eden Hazard, David Luiz

Me sa duket Chelsea nuk i ka gëlltitur akoma zhvillimet e fundit të merkatos. "Blutë", në fakt, kanë humbur disa elementë të çmuar nga ekipi gjatë merkatos së verës.

Emri më i rëndësishëm që i ka thënë lamtumirë londinezëve është ai i Eden Hazard. Fantazisti belg është transferuar t e Real Madrid për 100 milionë euro, duke kapur në befasi dyqanet e klubit që do të përdornin pikërisht imazhin e tij për sezonin e ri.

Në këtë mënyrë kanë nisur kërkimet për të gjetur një zëvendësues dhe zgjidhja nuk ka qenë aspak e goditur. Imazhi i Hazard, në fakt, është zëvendësuar nga ai i David Luiz.

Problemi është se braziliani është transferuar tek Arsenal në orët e fundit të merkatos. Me pak fjalë, nuk ka paqe për londinezët, që kanë humbur simbolet e tyre. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...