Van Dijk flet për ‘Topin e Artë’: Besoj se votuesit do ta bëjnë zgjedhjen e duhur

Futboll

Van Dijk flet për ‘Topin e Artë’: Besoj se votuesit do ta bëjnë zgjedhjen e duhur

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 09:28
Messi dhe Van Dijk

Ylli i Liverpool, Virgil van Dijk, ka komentuar përsëri lidhur me trofeun më të vlefshëm individual, ‘Topi i Artë’.

Qendër mbrojtësi holandez ndihet i privilegjuar që është pjesë e debatit për ‘Topin e Artë’, krah Lionel Messi.

Van Dijk ka shprehur besimin se ata që ndajnë votat për këtë trofe do të bëjnë zgjedhjen e duhur, por ka potencuar se fokusi i tij nuk është tek ai çmim.

“Sigurisht se jam i nderuar që jam pjesë e debatit për më të mirin në botë, por e vetmja mënyrë që mund të kem influencë është të fokusohem në lojën e mirë” ka thënë Van Dijk.

“Nuk kam ndonjë votë, por jam i sigurt se ata që votojnë do të vijnë me zgjedhjen e duhur. Nëse shpallem unë, atëherë do të jem i nderuar, nëse jo, nuk do të jetë fundi i botës” ka thënë tutje holandezi.

“Secili ka mendimin e tij, por ndihem mirë, ndihem i përgatitur dhe vazhdoj të përmirësohem” ishin fjalët e lojtarit.

Van Dijk e nisi për mrekulli sezonin e ri në Premierligë, duke shënuar gol në fitoren 4:1 të Liverpool, kundër Norwich.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat