Skuadra e Barcelonës duket se do ta ketë shumë të vështirë që ta rikthejë Neymar në ‘Camp Nou’.
Ylli brazilian i futbollit lidhet me një rikthim të mundshëm tek Barcelona tash e sa kohë, por duket se një gjë e tillë vështirë se do të realizohet.
‘Marca’ raporton se opsioni i vetëm që Barcelona konsideron për rikthimin e Neymar është shkëmbimi me lojtarë, duke mos pranuar të paguajnë para të gatshme.
Barca janë të interesuar për lojtarin i cili u largua dy vite më parë drejt Francës, por shpenzimet e tyre gjatë verës po ia pamundësojnë këtë punë.
Së fundmi në garë për lojtarin është futur edhe Real Madrid, të cilët mund të shfrytëzojnë mos gatishmërinë e Barcës për të paguar për Neymar.