Griezmann ka një mesazh për tifozët e Barcelonës, pas golit të parë

Futboll

Griezmann ka një mesazh për tifozët e Barcelonës, pas golit të parë

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 11:30
Antoine Griezmann

Antoine Griezmann ka shënuar mbrëmë golin e parë me fanellën e skuadrës së Barcelonës.

Griezmann i është bashkuar kampionëve të La Liga gjatë kësaj vere, për shumën e 120 milionë eurove, nga Atletico Madrid.

Francezi nuk kishte gjetur rrugën e golit në ndeshjet e para parasezonale, por e bëri atë në ndeshjen e fundit, kundër Napoli.

Griezmann shënoi golin e dytë për skuadrën e tij, dhe të parin personal me fanellën e Barcës, dhe pas këtij goli ai ka nisur një mesazh për tifozët e tij.

“Përshëndetje shoqëri, jam shumë i lumtur të shënoj golin e parë me këtë fanellë. Shpresoj të jetë vetëm një nga shumë të tjerë. Përqafime për të gjithë” ka thënë Griezmann në një video të publikuar.

Griezmann tashmë do të përgatitet për ndeshjen e parë në La Liga me Barcelonën, të cilën do ta zhvillojë kundër Athletic Bilbao.

Barra për të do të jetë edhe më e madhe, pasi skuadrës mund t’i mungojë Lionel Messi, me të cilin Griezmann nuk ka luajtur akoma asnjë ndeshje së bashku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat