Çfarë ndodhi me Shkëndijen?

Futboll

Çfarë ndodhi me Shkëndijen?

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 14:36
Çfarë ndodhi me Shkëndijen?

Kampioni, skuadra shqiptare, Shkëndija nga Tetova, munden me rezultat 1:0 në udhëtim nga me Akademia Pandev në start të sezonit të ri. Shpërdorohen shumë raste në pjesën e parë dhe dy herë në fund korniza e portës ishte me rivalin, derisa Sashko Pandev shënon golin e fitores për vendasit në minutën e 56-të.

Kuqezinjtë që në start vendosën autoritet në fushë dhe diktonin tempon duke kërkuar rastin para portës kundërshtare edhe pse fusha jo e rrafshët dhe moti i nxehtë ishin pengesë e madhe për skuadrën. Emocionet e para më serioze erdhën në minutën e 8-të kur portieri vendas Çubrakoviq ndal të majtën e A. Ibraimit nga gjuajtja e lirë, ndërsa në vazhdim ‘bomba’ e Micit ndalet me kokë nga Masllaq.

Aksioni më i bukur në pjesën e parë erdhi në minutën e 25-të nën regji të Juniorit që depërton bukur pas kombinimit të dyfishtë me B. Ibraimin, mirëpo me shumë fat Çubrakoviq shpëton goditjen e brazilianit. Vendasit thuajse gjithë pjesën e parë ishin të tërhequr në pjesën e tyre dhe apetite sulmuese shfaqën vetëm në fund të pjesës së parë kur fillimisht Masllaq vonohet para portës pas harkimit nga këndi, ndërsa pak më vonë Mici bllokon tentimin e Pandevit.

Pjesa e dytë nisi me nju kanosje nga i posainkuadruari Doriev, por i gatshëm në portë shfaqet Zahov. Kuqezinjtë përgjigjen me akison të mirë kur e majta e Felipes grushtohet nga Çubrakoviq, ndërsa Mici ishte në pozitë jathtëloje dhe nuk mundi të ndryshojë asgjë. Gjërat u vështirësuan në minutën e 56-të kur Sashko Pandev nga gjuajtja e lirë shënon për epërsi të vendasve. Me negativë 1:0 kuqezinjtë duhej të reagojnë dhe i pari që tentoi ishte Felipe nga gjuajtja e lirë. Në anën tjetër Stojkoski u gjet ballë-ballë me Zahovin, me këtë të fundit që prodhon pritje të bukur.

Shkëndija gjeti golin me Imerin 9-të minuta para fundit, por i njejti anulohet për pozitë jashtëloje të asistuesit, Mici. Në minutat e fundit kuqezinjtë shtuan presionin dhe kishin disa mundësi që nuk sollën ndryshim. Çubrakoviq fillimisht bllokon në kohë Radeskin, që më pas me ndihmën e shtyllës të evitojë barazimin pas gjuajtjes së lirë të A. Ibraimit, ndërsa goditja e Bejtullait me kokë ndalet në traversë. Në kohën shtesë Çubrakoviq shfaqet shpëtimtarë i vendasve kur neutralizon bombën e Çeshmexhievit, kurse në çastet e fundit portieri vendas ndal tentimin e Radeskit me kokë, kurse Imeri godet mbi traversë. Këtu ishte fundi i takimit që solli tre pikë për strumicasit.

Akademia Pandev-Shkëndija 1:0 (0:0)
Stadiumi “Mlladost” në Strumicë
Shikues: 1 800.
Arbitër: Dimitar Meçkarovski
Golashënues: Pandev 56′ (Akademia Pandev)
Akademia Pandev: Çubrakoviq, Jovanov, Dimov, Iliev, Stoilov, Krstovski (Atanskoski 78′), Pandev (c) (Vekinovski 58′), Tomovski (Doriev 46′), Stojkoski, Manevski, Masllaq.
Trajner: Jugosllav Trençovski.
Shkëndija: Zahov, Mici, Bejtullai, B. Ibraimi (c) (Radeski 61′), A. Ibraimi, Murati, Zejnullai, Junior (Shefiti 74′), Çeshmexhiev, Felipe, Husmani (Imeri 61′).
Trajner: Qatip Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat