"Po të isha trajner, nuk do ta doja Pogba te Manchester United”

Futboll

"Po të isha trajner, nuk do ta doja Pogba te Manchester United”

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 14:36
Pogba

Ish-trajneri i Liverpool, Graeme Souness, e ka “rinovuar” armiqësinë e tij me Paul Pogba të Manchester United, përpara nisjes së sezonit të ri. Ai e ka thënë troç fare se nuk do ta dëshironte mesfushorin francezin në dhomën e tij të zhveshjes, nëse do të ishte trajner në “Old Trafford”.

Pogba ka pasur një verë plot thashetheme merkatoje, por i ka ofruar trajnerit Ole Gunnar Solskjaer sigurinë se nuk do të krijojë përçarje në skuadër. Madje, madje, është lënë të kuptohet se po merret në konsideratë dhënia e shiritit të kapitenit në sezonin e ri futbollistik.

Sidoqoftë, duke folur për “The Times”, Souness ka vënë në dyshim përkushtimin e plotë të Pogba me “Djajtë e Kuq”: “"Nëse do të isha trajner i Manchester United, largimi i Lukaku më kënaqte. Po ashtu, nuk do të doja Pogba në dhomën e zhveshjes, sepse nuk e shoh të përkushtuar për fanellën. Nuk dua të them se Pogba është shkaku i vetëm i moskualifikimit të skuadrës në Ligën e Kampionëve, por është pjesë e rëndësishme e këtij dështimi. E shihni, Real Madridi është në kërkim të alternativës së Pogba, për shkak se kanë dyshime mbi sjelljen e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat