Skuadra e futbollit Renova nga Xhepçishti i Tetovës dhe debutuesi Struga Trim Lum e nisin me fitore edicionin e ri në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Renova e mposhti me rezultat 1:0 Sileksin e Kratovës.
Ata shënuan fitore me golin e Bashkim Veliut në minutën 38-të.
Struga Trim Lum debuton me fitore, duke e tronditur me rezultat 2:1 Rabotniçkin e Shkupit. Golat i shënuan: Burhan Mustafov dhe Nijas Lena.
Tri pikë të mëdha për struganët në elitën e futbollit.