Po vjen derbi i turpit në Kosovë, aty ku shkelet sovraniteti, ku do të valojnë...

Futboll

Po vjen derbi i turpit në Kosovë, aty ku shkelet sovraniteti, ku do të valojnë...

Nga: Kemajl Goca Më: 11 gusht 2019 Në ora: 15:28
Po vjen derbi i turpit në Kosovë, aty ku shkelet sovraniteti, ku do të valojnë...

Pa koment! Në fundjavë përkatësisht me 17 gusht (është paralajmëruar në faqen e Ligës së Tretë të Serbisë në futboll) do të nis edicionin e ri dhe paramendoni me derbin e skuadrave të Kosovës që nuk njohin institucionet tona, Mokra Gora nga Zubin Potoku dhe Trepça fantome që drejtohet nga Milan Radojçiq!

Në hapje me derbin e skuadrave të Kosovës, në hapje me turpin më të madh që po ndodhë në vendin tonë dhe në hapje do të luhet në Zubin Potok me flamuj të Serbisë!  

Kjo ndeshje është paralajmëruar në orën 17.00 dhe janë dy skuadra nga Kosova në Ligën e Tretë të Serbisë, çudi se si iu ka ra shorti apo e kanë bërë serbët me qëllim, duke matur pulsin e shtetit tonë, do të reagojnë apo jo! 

Kjo është e turpshme dhe mbetet të shihet se si do të sillen gjërat deri në fundjavën e ardhshme dhe a do të bëhet përpjekjet që të ndalen garat ilegale të Serbisë në shtetin tjetër siç është Kosova.

Nuk është hera e parë që shkelet sovraniteti i shtetit tonë dhe sërish po ndodhë, e turpshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat