Braktis Shqipërinë për Greqinë

Futboll

Braktis Shqipërinë për Greqinë

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 16:09
Braktis Shqipërinë për Greqinë

U kërkua nga skuadra të ndryshme të Superiores por karriera e Niko Zisit do të vazhdojë në Greqi.

Ish-sulmuesi i Bylisit i cili sezonit e fundit u aktivizua te Kamza në Kategorinë Superiore është zyrtarizuar si afrimi më i ri i skuadrës së Apollon Larissas që militon në kategorinë e dytë të futbollit grek.

Zisi i cili pas pak ditësh do të mbushë 24-vjeç i është bashkuar skuadrës që drejtohet nga ish-lojtari i kombëtares shqiptare Arjan Bellai.

Sezonin e kaluar Apollon Larissa u rendit në vend të tretë në Football League ndërsa në këtë sezon do të ketë sërish objektiv ngjitjen në elitën e futbollit grek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat