Arsenali e fillon me fitore, zverdhet kapiteni Xhaka

Futboll

Arsenali e fillon me fitore, zverdhet kapiteni Xhaka

Nga: Kemajl Goca Më: 11 gusht 2019 Në ora: 16:52
Arsenali e fillon me fitore, zverdhet kapiteni Xhaka

Ekipi i Arsenalit startoi me fitore në edicionin e ri dhe si mysafirë e mposhti me rezultat 1:0 Newcastlen, në kuadër të Premier League.

Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka,  startoi me shiritin e kapitenit dhe tregoi lojë jashtëzakonisht të mirë, duke importuar tri pikë.

Mesfushori ofensivë i kombëtares së Zvicrës me shokë dhanë maksimumin dhe me pikë të plota që fituan në hapje të kampionatit, konfirmojnë se do të luftojnë për titullin e kampionit.

Në minutën e 58-të, Pierre-Emerick Aubameyang, doli i vetmuar dhe pa ndonjë problem e mposhtën portierin vendas, 0:1.

Xhaka është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 81-të të takimit. 
Arsenali e fillon me këmbë të mbarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat