Reprezentuesi i Kosovës i shënon nga 40 metra skuadrës së njohur holandeze  

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës i shënon nga 40 metra skuadrës së njohur holandeze  

Nga: Kemajl Goca Më: 11 gusht 2019 Në ora: 17:42
Reprezentuesi i Kosovës i shënon nga 40 metra skuadrës së njohur holandeze  

Reprezentuesi i Kosovës, Ibrahim Dresheviç, ka lënë të gjithë gojëhapur në minutën e 80-të. Dresheviç u paraqit standard për Heerenveenin e cila si vendas barazoi me rezultat 1:1 me skuadrën e njohur Feyenoord, në ndeshjen e javës së dytë të elitës së futbollit holandez.

“Me një goditje prej rreth dyzet metrash, Ibrahim Dresheviç i solli një pikë të merituar Heerenveenit kundër Feyenoord”, shkruan në faqen e klubit Heerenveen.

Dresheviç me një goditje nga rreth 40 metra e fërfëlloi topin në këndin e majtë të portës rivale dhe barazoi shifrat 1:1.  

Berghuis shënon nga penaltia në minutën e 45+2 për Feyenoordin dhe Odgaard dështon nga penalltia për vendasit në minutën e 13-të. Heerenveen është në vend të tretë me 4 pikë e Feyenoord i 12-ti me 2 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat