PSG kërkon minimumi 200 milionë euro për Neymar - Bota Sot
PSG kërkon minimumi 200 milionë euro për Neymar

Futboll

PSG kërkon minimumi 200 milionë euro për Neymar

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 21:47
Neymar

Paris Saint-Germain raportohet se janë duke kërkuar 200 milionë euro për Neymar, i cili dëshiron të largohet nga kjo skuadër këtë verë

Rivalët e LaLigas, Barcelona dhe Real Madrid janë duke luftuar për nënshkrimin e brazilianit , i cili para dy viteve ju bashkua PSG-së për 222 milionë euro.

PSG thuhet se janë të frustruar me dëshirën e Neymar për t’u larguar, kështu që klubi me pronar sheikët e Katarit janë duke kërkuar shumë para për sulmuesin, raporton gazeta La Parisien. Po ashtu besohet se ai është duke kërkuar nga skuadrat spanjolle një pagë minimale prej 34 milionë euro në vit.

Në të njëjtën kohë, L’Equipe raporton që presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është fans i madh i Neymar.

Tashmë ka kontakte në mes të dy palëve të cilat do të përfundojnë para verës, edhe pse nuk kanë shkuar mirë, por Florentino ka marrëdhënie të mirë me babin e Neymar dhe presidentin e PSG-së, Nasser al Khelaifi, të cilët do ndihmojnë në këto negociata.

Si shtesë e kësaj, Gareth Bale, James Rodriguez apo edhe Isco mund të përfshihen në marrëveshje.

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo ka thënë se negociatat kanë avancuar më shumë se mendohet, edhe pse ka mohuar të tregoj detalet e ofertës në të cilën janë përfshirë klubet.

Real Madridi deri me tani ka shpenzuar 303 milionë euro në këtë afat, më shumë se çdo klub në Europë dhe janë gati që ta shtojnë edhe Neymar në radhët e tyre.

Los Blancos po ashtu kanë treguar interes edhe për Paul Pogba dhe Kylian Mbappe, edhe pse i pari pritet që të mbetet në Manchester United për momentin, aq me pak që afati i transfereve në Angli është mbyllur.

Mbappe konsiderohet një lojtar i mirë për të ardhmen dhe shihet si një transfer që do të bëhet gjatë vitit 2020.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...