Barcelona nuk do shpenzojë asnjë cent për Neymar

Futboll

Barcelona nuk do shpenzojë asnjë cent për Neymar

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 23:38
Neymar

Barcelona do të nënshkruante me Neymar këtë verë vetëm nëse Paris Saint-Germain është i gatshëm të pranojë lojtarë në këmbim, pasi hierarkia katalanase ka marrë një vendim që të mos shpenzojë asnjë cent.

Ende ka interes nga skuadra katalanase, por ata janë të bindur se nuk do të bëjnë ndonjë lëvizje të çmendur që ky transferim të ndodhë.

Por Barca është e bindur që Ney do të qëndrojë në Paris këtë verë, edhe pse Real Madrid po merr hapa të rëndësishëm për të nënshkruar me vetë lojtarin.

Sidoqoftë, kjo ide nuk po shqetëson Barcelonën dhe askush nuk është duke humbur ‘gjumin’.

“Lëreni të shkojë kudo që të dëshirojë”, është fjala nga klubi, por mbetet të shihet se çfarë do të thuhet nëse arrin në kryeqytetin spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat