Interi refuzon shkëmbimin e Espositos me Dzekon

Futboll

Interi refuzon shkëmbimin e Espositos me Dzekon

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 23:57
Edin Dzeko

Inter thuhet se kanë refuzuar kërkesën e Romës për të shkëmbyer Edin Dzeko me sulmuesin e talentuar, Sebastiano Esposito.

Nerazzurët janë shumë afër t’i marrin shërbimet e sulmuesit boshnjak, që shihet si një rezervë për Romelu Lukakun, por të dy klubet nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë marrëveshje për shumën e transferimit.

Sipas Corriere della Sera, Dzeko do të ishte transferuar te Interi qysh në fillim të këtij afati nëse do ta linin Esposito të lëvizte në anën tjetër.

Lojtari 17-vjeçar, sipas gazetës, vlerësohet nga zyrtarët e klubit si lojtari më premtues që do të vijë që nga koha e Mario Balotellit.

Ai ka zhvilluar disa ndeshje parasezonale , duke përfituar nga mungesa e opsioneve në fazën e sulmit, derisa ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022.

Inter duket se e kanë mësuar mësimin e tyre që nga vera e kaluar, kur ata sollën në Radja Nainggolan në shkëmbim të Nicolo Zaniolos.

Ndërsa Nainggolan tashmë është larguarnga Giuseppe Meazza, Zaniolo po vazhdon me paraqitje mbresëlënëse te Giallorossët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat