Blerja rekord shpallet "Lojtari i Ndeshjes", ja statistikat e gjigantit Maguire ndaj Chelsea-t

Futboll

Blerja rekord shpallet "Lojtari i Ndeshjes", ja statistikat e gjigantit Maguire ndaj Chelsea-t

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 00:13
Harry Maguire

Blerja rekord e Manchester United, Harry Maguire, ka bërë një debutim ëndrrash pikërisht në “Teatrin e Ëndrrave”.

Mbrojtësi i Anglisë, i cili është blerë për një shifër rekord 87 milionë paund, ka vërtetuar se s'do të fshihet pas çmimit marramendës të paguar për të, por do t’i tregojë klubit dhe tifozëve se vlen mbase akoma më tepër.

Në ndeshjen e parë të sezonit ndaj Chelsea-t, e fituar 4-0 nga United, ai është shpallur “Lojtari i Ndeshjes”, një start fantastik i Maguire.

Statistikat e shtatlartit ishin të frikshme, 4 ndërhyrje të suksesshme (më tepër se çdokush), 86% e pasimeve të sakta dhe nuk është dribluar asnjëherë.

Ai ndihmoi Manchester United të ruante rrjetën e paprekur për të parën herë që prej shkurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat