Zidane në pritje të disa transferimeve

Futboll

Zidane në pritje të disa transferimeve

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 09:32
Zinedine Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka pranuar që pret të transferohen disa lojtarë.

Francezi foli pas ndeshjes kundër Romës (2-2), transmeton KosovaPress.

“Kemi lojtarë që janë këtu dhe ky është shqetësimi ynë. Këtë të shtune, do të fillojmë kampionatin e La Ligës dhe duhet të jemi të gatshëm”, tha fillimisht francezi.

“Mund të ndodh çdo gjë sepse ka kohë edhe tri javë të tjera para se të mbyllet afati kalimtar. E dimë që duhet të jemi në formën më të lartë. Ndeshja e parë është të shtunën. Do të bëjmë përgatitjet të mërkurën dhe duhet të jemi të gatshëm për të shtunën”, deklaroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat