Inter arrinë marrëveshje me Manchester United për Matteo Darmian - Bota Sot
Inter arrinë marrëveshje me Manchester United për Matteo Darmian

Futboll

Inter arrinë marrëveshje me Manchester United për Matteo Darmian

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 13:12
Darmian

Në pritje për të kompletuar skuadrën për këtë sezon, Marotta mendon edhe për përforcimet e vitit të ardhshëm.

Drejtuesi zikaltër ka bërë që tani një goditje me parameter zero për mbrojtjen me Matteo Darmian që do të vishet zikaltër për sezonin 2020-2021. 

“Rai Sport” raporton se tashmë Interi ka arritur marrëveshje për Darmian.

Lojtari italian është në vitin e fundit të kontratës me Manchester United dhe më 1 janar mund të firmosë për çdo skuadër teksa Marotta ka lëvizur më shpejt se Napoli dhe Juve për të marrë “ok” nga 29-vjeçari. 

Nuk përjashtohet që në merkaton e dimrit Interi të paguajë një shumë minimale për të përshpejtuar afrimin e Darmian 6 muaj përpara afatit të parashikuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...