Bayern interesohet për Coutinhon

Futboll

Bayern interesohet për Coutinhon

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 14:22
Philippe Coutinho

Bayern Munich ka filluar të interesohet për mesfushorin e Barcelonës, Philippe Coutinho.

Kampioni i Gjermanisë ka kontaktuar Barcelonën për mundësinë e transferimit të brazilianit në “Allianz Arena”.

Bayern pos brazilianit është duke u interesuar edhe për yllin e Cityt, Leroy Sane dhe po shpreson se me transferimin e këtyre të dyve mund t’i zëvendësoj Arjen Robben dhe Franck Ribery, të cilët u larguan sezonin e kaluar.

Coutinho po kalon një kohë të vështirë në “Camp Nou”, pasi sezonin e kaluar shënoi vetëm pesë gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat