Kjo është skuadra B e Man City, që sipas Mourinho mund të garojë për Premierligën - Bota Sot
Kjo është skuadra B e Man City, që sipas Mourinho mund të garojë për Premierligën

Futboll

Kjo është skuadra B e Man City, që sipas Mourinho mund të garojë për Premierligën

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 18:10
Man City

Trajneri portugez, Jose Mourinho, i cili aktualisht është i papunë, ka dhënë një koment ‘shokues’ dje, kur ka thënë se Man City B ka gjasa më të mëdha sesa Chelsea, Man Utd apo Arsenal, për titullin e Premierligës.

Jose Mourinho ka hedhur poshtë mundësinë që Man United apo Chelsea të fitojnë titullin e kampionit në Angli, këtë edicion.

Ish trajneri i kësaj skuadre është pyetur për favoritët e Premierligës, dhe ai ka numëruar katër skuadra që sipas tij mund të triumfojnë.

“Manchester City, Liverpool, Tottenham dhe Manchester City B” ishte përgjigja e Mourinho, i pyetur për favoritët.

Por, cila është skuadra B e Man City, për të cilën ‘Special One’ beson se mund të konkurronte për titullin?

Në atë formacion paraqiten emra si Bernardo Silva, i cili ishte nga më të mirët edicionin e kaluar në Premierligë, por edhe Sane e Fernandinho.

A mendoni se kjo skuadër do të përfundonte në top katër, duke konkurruar për titullin?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...