Raheem Sterling po përgatitet të nënshkruajë një marrëveshje historike.
Sipas "The Telegraph", në fakt, sulmuesi anglez do të bëhet futbollisti i parë simbol i linjës speciale të atleteve të Nike, Air Jordan.
Ylli i Manchester City pritet të fitojë rreth 108 milionë euro nga ky operacion, që do të jetë një nga më fitimprurësit e të gjitha kohërave për sponsorizimin e këpucëve të futbollit.