Icardi i thotë “lamtumirë” Serisë A, Wanda Nara takim me ish-shefin e Milanit

Futboll

Icardi i thotë “lamtumirë” Serisë A, Wanda Nara takim me ish-shefin e Milanit

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 19:25
Mauro Icardi

E ardhmja e sulmuesit argjentinas Mauro Icardi mund të jetë skuadra e Paris Saint Germain. Lajmin e ka konfirmuar ekspertja e mercatos, Claudia Garcia, që shkruan se transferimi i 26-vjeçarit në kampionatin francez varet nga Neymar.

Në rast se sulmuesi brazilian vendos të largohet, atëherë Icardi do të jetë zëvendësuesi i tij. Për të “prenotuar” sulmuesin e Interit, drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, ka patur disa biseda telefonike me Wanda Nara, bashkëshorten dhe menaxheren e lojtarit.

Palët kanë nisur kështu kontaktet e para për të mbyllur këtë marrëveshje. Paratë për të blerë Icardi nuk mungojnë, pasi ato do të vijnë nga shitja e Neymar, që mund të rikthehet në Spanjë. Mauro Icardi nuk bën pjesë në planet e klubit zikaltër, që ditët e fundit zyrtarizoi Romelu Lukaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat