Pas lëndimit të Alissonit, Klopp e merr këtë vendim - Bota Sot
Pas lëndimit të Alissonit, Klopp e merr këtë vendim

Futboll

Pas lëndimit të Alissonit, Klopp e merr këtë vendim

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 19:32
Klopp dhe Alisson

Jurgen Klopp ka vendosur që ta thërrasë një portier në skuadrën e parë, pas lëndimit të Alisson Beckerit.

Pasi e konfirmoi se Alissoni do të mungojë disa javë – shkaku i lëndimit që e pësoi kundër Norwich Cityt, Kloppi ka treguar se kush do të jetë portieri i dytë.

Për faqen zyrtare të klubit, trajneri gjerman ka zbuluar se zëvendësuesi i Adrianit në portë, do të jetë 35-vjeçari Andy Lonergan.

Liverpooli mësohet se ka arritur marëveshje për kontratë një-vjeçare me portierin veteran, pasi që ka mbetur pa opsione tjera në portë, përveç portierit të parë, Adrian.

Së fundmi portier te skuadra e Middlesbrough, Lonergan u bë agjent i lirë këtë verë, derisa ushtroi me ekipin e Liverpoolit në turin para-sezonal në Amerikë.

Portieri i parë i Liverpoolit do të jetë spanjolli 32-vjeçar, Adrian, derisa Kloppi për uebfaqen zyrtare të klubit konfirmoi se Lonergan do të nënshkruajë kontratë afatshkurtë me klubin.

Alisson u lëndua në ndeshjen hapëse të sezonit ndaj Norwich Cityt

Ai po ashtu pritet të jetë në bankë, si zëvendësuesi i Adrianit për ndeshjen e Superkupës këtë të mërkurë, me Chelsean.

“Ai ka qenë me ne për disa ditë, pesë ditë apo diçka e tillë, por është karakter i shkëlqyeshëm, djalosh i mirë dhe na ka ndihmuar shumë në ndeshjet para-sezonale, dhe kemi vendosur të punojmë me të”, tha Klopp për Liverpoolfc.com

Kujtojmë se më herët këtë muaj, portieri i dytë i Liverpoolit, Simon Mignolet, kompletoi kalimin te Club Brugge.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...