Bild: Coutinho te Bayern

Futboll

Bild: Coutinho te Bayern

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 19:53
Philippe Coutinho

Kampionët gjermanë, Bayern Munich janë duke kërkuar përforcime dhe atyre i është ofruar ylli i Brazilit, Philippe Coutinho.

Sipas asaj që ka raportuar Bild, Bayern Munichut i është ofruar Philippe Countinho por ata ende nuk kanë bërë ofertë për sulmuesin e Barcelonës.

Gjigantët e Bundesligës dëshirojnë që të shtojnë në skuadrën e tyre më shumë lojtarë të njohur, pasi që ata në sezonin e fundit mbetën pa Ribery dhe Robben të cilët i dhanë fund karrierës në Bavari.

Coutinho ka pasur një periudhë të vështirë prej që iu bashkua skuadrës nga Camp Nou në vitin 2018 nga Liverpooil, por nuk dihet se a do të dëshironte ai që të kalojë në Bayern.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat