Barcelona po tenton ta largojë nga ‘Camp Nou’ talentin premtues

Futboll

Barcelona po tenton ta largojë nga ‘Camp Nou’ talentin premtues

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 22:47
Riqui Puig

Barcelona po punojnë fort që ta largojnë nga ‘Camp Nou’ një nga talentët që po konsiderohet si më premtuesi, Riqui Puig.

Kampionët e La Liga janë duke kërkuar që ta lëshojnë lojtarin në formë huazimi, në mënyrë që ai të piqet si lojtar, raporton ‘Marca’.

19 vjeçari luan në pozitën e mesfushorit qendror dhe nuk pritet të ketë minuta për të me skuadrën A, pasi në skuadër ka emra si Frenkie de Jong, Arthur, Rakitic, Vidal e Busquets.

Barcelona e konsideron Puig si një lojtar me të ardhme të ndirut, kështu që ata duan ta dërgojnë atë në huazim që ai të fitojë përvojë me paraqitjet.

I riu ka regjistruar vetëm tri paraqitje me skuadrën A të Barcës gjatë sezonit të kaluar. Dy në La Liga dhe një në Kupën e Mbretit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat