Kupa e Gjermanisë: Bayern avancon pa probleme, debuton blerja rekord

Futboll

Kupa e Gjermanisë: Bayern avancon pa probleme, debuton blerja rekord

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 23:14
Bayern Munich

Bayern Munich ka mposhtur Energie Cottbus me rezultatin e pastër 3-1 në Stadion der Freundschaft, duke kaluar në fazën e 1/16-ave të DFB Pokal.

Kjo ishte faza e parë e Kupës së Gjermanisë për skuadrën bavareze, e cila është kualifikuar pa asnjë problem.

Ishte Robert Lewandowski ai që zhbllokoi rezultatin në mesin e pjesës së parë të takimit.

Më pas ishin Kingsley Coman dhe Leon Goretzka që siguruan fitoren për kampionët rekord të Gjermanisë.

 Në minutën e 89’ të takimit ishte radha e Lucas Hernandez për të debutuar me fanellën e Bayernit.

Blerja më e shtrenjtë e gjermanëve ka luajtur në minutat e fundit të takimit përkrah bashkëkombësit të tij Pavard në qendër të mbrojtjes, vetëm pak sekonda më pas Bayern ka pësuar gol teksa Taz ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat