Kevin Prince Boateng e mori në qafë, gati divorci me Barcelonan pas 4 vitesh!

Futboll

Kevin Prince Boateng e mori në qafë, gati divorci me Barcelonan pas 4 vitesh!

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 23:44
Kevin Prince Boateng

Një lamtumirë pritet të ndodhë te Barcelona dhe këtë herë jo në merkato dhe te futbollistët, por stafi drejtues, ku Ariedo Braida, ish-drejtori sportiv i Milanit, sipas radios katalanase Rac1, në fakt, pritet që të prishë kontratën.

Braida, që mbërriti në vitin 2015 si konsulent ndërkombëtar i futbollit, firmosi rinovimin në vitin 2016 deri në 2021 si drejtor sportiv dhe konsulent ndërkombëtar.

Por, disa zgjedhje të tij nuk janë pëlqyer nga bordi, mes tyre sidomos Prince Boateng, i kërkuar nga italiani.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat