Pogba zbulon pseudonimin e shokut të skuadrës: Unë e quaj atë “bisha”

Futboll

Pogba zbulon pseudonimin e shokut të skuadrës: Unë e quaj atë “bisha”

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 00:15
Paul Pogba

Ashtu si shumë të tjerë edhe mesfushori francez Paul Pogba ka mbetur i mahnitur nga paraqitja që ka bërë me fanellën e Manchester United mbrojtësi Harry Maguire. Në ndeshjen e parë në Premier League, “djajtë” fituan 4-0 ndaj Chelsea dhe mbrojtësi i blerë pak ditë më parë për 80 milionë stërlina bëri një paraqitje të jashtëzakonshme.

Maguire dhe Pogba me fanellen e United

“Ju e patë vetë, ai ishte i mahnitshëm. Ai është një lider. Që në stërvitje Maguire u përshtat menjëherë me ne dhe na jep shumë siguri në mbrojtje. Është i jashtëzakonshëm. Ndaj unë e quaj atë një bishë”, u shpreh Pogba, duke folur me superlativa për shokun e tij të skuadrës.

Harry Maguire, 26 vjeç, u transferua këtë verë nga Leicester për vlerën e 80 milionë stërlinave, duke qenë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë. Ka mjaftuar vetëm një ndeshje zyrtare me “djajtë” që ai të fitojë simpatinë e të gjithëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat