Klopp paralajmëron skuadrën para Superkupës së Europës - Bota Sot
Klopp paralajmëron skuadrën para Superkupës së Europës

Futboll

Klopp paralajmëron skuadrën para Superkupës së Europës

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 00:49
Jurgen Klopp

Liverpool-i, pas fitores bindëse 4-1 të marrë në javën e parë të Premier League kundër Norwich, duhet të përgatitet për Superkupën e Europës që do të luajë më 14 gusht kundër Chelsea-t në Stamboll.  

"Skuadra ime duhet të vazhdojë të jetë e uritur. Pas finales së Champions League kemi marrë urime dhe komplimente për katër javë dhe ka qenë fantastike kudo që kemi shkuar", ka thënë trajneri Jurgen Klopp.

"Është bukur, por gjëra të tilla mund të të bëjnë më të butë dhe më të dobët. Kjo nuk duhet të ndodhë, duhet të bëjmë akoma më mirë".

"Nëse nuk do ta luanim këtë ndeshje, do të thoshte se kemi humbur një finale. Nuk më ka pëlqyer ta shihja këtë sfidë në të kaluarën, sepse shpesh nuk e kam luajtur për shkak se nuk kam fituar një finale. Këtë vit është ndryshe, po e presim me padurim".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...