Juventus, skuadra e vetme që pëlqehet nga Icardi

Futboll

Juventus, skuadra e vetme që pëlqehet nga Icardi

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 08:18
Mauro Icardi

Ylli argjentinas, Mauro Icardi, gjendet para një udhëkryqi të madh, ku duhet të zgjedh me kujdes për të ardhmen e karrierës së tij.

Ardhja e Antonio Conte në stolin e Inter, ka bërë që Icardi të mbetet jashtë planeve taktike të skuadrës, dhe lojtarit i është bërë me dije se mund të gjej skuadër të re.

Inter janë angazhuar që të gjejnë një blerës për lojtarin, për të balancuar të hyrat e të dalat në merkato, por lojtari po shfaqet paksa problematik, duke mos pranuar që të largohet, deri në rastin kur Juventus bën ofertë për të.

Monaco dhe Roma ishin skuadrat e fundit që kontaktuar për Icardi, por raportimet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se lojtari ka vetëm një skuadër në mendje, Juventusin.

‘Nerazzurri’ do të kërkonin rreth 55-60 milionë euro për kartonin e argjentinasit.

Mbetet të shihet nëse Juventus do të nis ndonjë ofertë për ish kapitenin e Inter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat