Idrizi: Ja si e licencova Flamurtarin

Futboll

Idrizi: Ja si e licencova Flamurtarin

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 11:52
Idrizi: Ja si e licencova Flamurtarin

Flamurtari i Vlorës ishte skuadra e fundit që u licencua për të qenë pjesë e Kategorisë Superiore në këtë edicion. Në një intervistë për Top Channel, Sinan Idrizi, administratori i skuadrës vlonjate, tregon se si ia dolën për të përmbushur kriteret e nevojshme.

“Arritëm marrëveshje me Ministrinë e Financave, pasi ata e dinë shumë mirë që jemi e vetmja skuadër që kemi 5 vite që jemi të deklaruar dhe paguajmë një kontratë, jo 2-3, apo si të tjerët. U gjet një mirëkuptim me ata dhe federatën e futbollit dhe morëm licencimin.” .

Por si do të jetë Flamurtari i vitit të ri futbollistik?

“Mos prisni nga unë të ndërtoj skuadrën, unë jam këtu për të ndërtuar një klub. Do të kemi një buxhet 60% më pak se në vitet e shkuara dhe do të shohim çfarë do të ndodhë.”

Shpesh herë Idrizi ka përmendur edhe largimin e tij nga drejtimi i Flamurtarit, por me sa duket ligji i ri për investimin në sport i ka kthyer mendjen për të vazhduar ende financimin te skuadra vlonjate.

“Ky është një lajm i keq për të gjithë ata që do mblidhnin 5000-leksha për të mbajtur Flamurtarin. Unë do të largohesha nëse s’do të kishte një ligj për financimin në sport.

Kemi projekt për të bërë të gjithë qytetin aksioner të klubit, mua më interesojnë ngjyrat e Flamurtarit që është krenaria jonë, ndërkohë që ne nuk kemi qenë, jemi dhe nuk do të jemi në të ardhmen".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat