Trajneri i Strugës: I kënaqur me fitoren, por i pakënaqur me lojën

Futboll

Trajneri i Strugës: I kënaqur me fitoren, por i pakënaqur me lojën

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 14:42
Trajneri i Strugës: I kënaqur me fitoren, por i pakënaqur me lojën

Struga Trim Lum e ka nisur me fitore sezonin debutues në elitën e futbollit vendor, duke mposhtur Rabotnickin me rezultat 2:1.

Trajneri Jeton Beqiri dekaroi se fitorja është e rëndësie të madhe, pasi, sipas tij, do t’ju shërbej për rritjen e vetëbesimit në skuadër.

“Është shumë e rëndësishme fitorja në ndeshjen e parë, për shkak se ne jemi ekip i ri në Ligë dhe ky trepikësh na shërben për vetëbesimin e skuadrës. Megjithate është vetëm ndeshja e parë dhe duhet të qëndrojmë fortë me këmbë në tokë”, deklaroi trajneri Beqiri,

Ai është shprehur i kënaqur me fitoren, por jo edhe me lojën në mbrojtje si ekip.

“Jam i kënaqur me fitoren, por nuk jam i kënaqur me lojën në mbrojtje si ekip. Por në aspektin sulmues bëmë shumë mirë në ndeshjen kundër Rabotnickit. Na mbetët që të analizojmë edhe anët pozitive dhe negative të ekipit me qëllim që në ndeshjet e ardhshme të përmirësohemi dhe të dukemi një ekip solid, vecanarishtë në aspektin e mbrojtjes”, thotë Beqiri, i cili në fund falënderoi publikun strugan për mbështetjen.

“Falënderojmë publikun strugan për përkrahjen dhe shpresojmë qe edhe në ndeshjet e ardhshme do t’i gëzojme me rezultate pozitive”.

Struga Trim Lum ndeshjen e dytë të kampionatit e luan kundër Renovës, të dielën, në stadiumin e qytetit në Tetovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat