Mbetet të shihet nëse Sterling do të vë firmën e tij

Futboll

Mbetet të shihet nëse Sterling do të vë firmën e tij

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 15:12
Mbetet të shihet nëse Sterling do të vë firmën e tij

Ylli i Manchester City dhe kombëtares së Anglisë, Raheem Sterling, është afër një mega marrëveshjeje me brendin e njohur botëror, Nike.

Sterling mund të bëhet futbollisti i parë që nënshkruan me ‘Air Jordan’ për këpucët e tij, transmeton lajmi.net.

Raportimet nga mediet britanike bëjnë të ditur se Sterling mund të nënshkruajë kontratë prej 100 milionë funteve me Nike ‘Air Jordan’.

Brendi Jordan është duke shpresuar të parakalojë Adidas, edhe pse është futur në tregun e futbollit tek në vitin 2018.

‘Air Jordan’ dizajnoi fanellat e Paris Saint Germain sezonin e kaluar, duke i bërë ato prej më të bukurave në vitet e fundit në futboll.

Mbetet të shihet nëse Sterling do të vë firmën e tij mbi kontratën e propozuar nga ‘Air Jordan’, dhe të bëhet lojtari i parë që bën një gjë të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat