Mashtroi për të marrë pjesë në një TV Show

Futboll

Mashtroi për të marrë pjesë në një TV Show

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 15:47
Mashtroi për të marrë pjesë në një TV Show

Adil Rami në telashe. Olympique Marseille ka prishur kontratën me mbrojtësin 33-vjeçar, 2 vite më herët nga sa ishte shkruar në marrëveshjen mes palëve. Shkak është bërë pjesëmarrja e Adil Rami në një program televiz me justifikim se ishte i dëmtuar.

Lajmi është publikuar nga gazeta prestigjoze L’Equipe e cila shkruan gjithashtu se Rami tashmë ka mbetur në mes të 4 rrugëve.

Sjelljet aspak profesionale të 33-vjeçarit me origjinë marokene kanë detyruar drejtuesit e OM të merrnin masën drastike dhe të prishnin kontratën me Rami.

Avokatët e futbollistit do ta çojnë çështjen në gjykatë megjithatë shanset që lojtari ta fitojë këtë betejë janë minimale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat