Evra zbulon diçka interesante për Ronaldon

Futboll

Evra zbulon diçka interesante për Ronaldon

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 18:35
Ronaldo dhe Evra

Kjo e hënë shënoi 16-vjetorin e transferimit të Cristiano Ronaldos te Manchester Unitedinga Sporting Lisbona për 20 milionë euro.

Në gjashtë vitet e tij në “Teatrin e Ëndrrave,” portugezi fitoi Premier Leaguen tri herë dhe Champions Leaguen derisa u shndërrua në lojtarin më të mirë në botë.

Pjesën tjetër nuk kemi nevojë ta elaborojmë, të gjithë e dimë se çka bëri në vazhdim superylli nga Portugalia.

Sidoqoftë, në rrjetet sociale është rishfaqur storia brilante e francezit Patrice Evra kur kishte shkuar një herë për darkë në shtëpinë e Ronaldos.

“Do t’i këshilloja të gjithë, kur Cristiano Ronaldo ju fton për drekë në shtëpinë e tij, thjesht refuzoni,” kishte thënë mbrojtësi francez vitin e kaluar.

“Ai tha: ‘Patrice, hajde pas stërvitjeve’. Shkova dhe, e dini, isha paksa i lodhur. Në tavolinë kishte vetëm sallatë dhe bimë, ujë, jo lëng, dhe mendova ‘në rregull…’

“Ne filluam të hamë dhe po mendoja për një copë mishi të madh që do të vinte në vazhdim, por nuk pati asgjë tjetër. Ai e përfundoi, u ngrit dhe filloi të luante me topin, duke bërë disa lëvizje dhe më tha: ‘Hajde luajmë pak.’

“Unë i thashë: ‘A mund ta përfundoj ushqimin?’ Ai tha: ‘Jo, hajde luajmë’. Filluam të luajmë. Pas kësaj, ai tha shkojmë në pishinë për të notuar, unë i thashë ‘në rregull…’ pasi shkova në xhakuzi, saunë, nuk munda më”.

“I thashë: ‘Cristiano, pse kemi ardhur këtu, a kemi ardhur këtu sepse kemi ndeshje nesër, apo vetëm për drekë. Për këtë nuk ia rekomandoj askujt të shkojë kur Cristiano ta ftojë në shtëpi, mos shkoni. Thjesht thuani jo, sepse tipi është makineri, ai dëshiron vetëm të stërvitet.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat