Interi e lë në huazim, sulmuesi brazilian bën namin me gola te Flamengo

Futboll

Interi e lë në huazim, sulmuesi brazilian bën namin me gola te Flamengo

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 23:27
Gabigol

Gabigol vazhdon të shënojë me fanellën e Flamengo në kampionat, ku këtë sezon ka realizuar 22 gola në 33 ndeshje. Ndërkohë që, skuadra e Interit është ajo që ka në dorë fatin e sulmuesit 22-vjeçar brazilian. Zikaltërit kanë lënë lojtarin në formë huazimi në vendlindjen e tij, por Gabigol asnjëherë nuk heq dorë nga një rikthim në Milano.

“Nuk e di nëse do të qëndroj gjatë këtu. Të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë këtij sezoni. Për momentin jam i kënaqur te Flamengo, ku luaj dhe shënoj. Gjithsesi, kam një kontratë me Interit dhe jam gati ta respektoj atë. Këtu po kaloj momentin më të mirë të karrierës time, ndërkohë që tek Interi e Benfica kam luajtur shumë pak”, tha Gabigol.

Sulmuesi 22-vjeçar ka një kontratë deri në vitin 2022 me Interin, me të cilin ka luajtur në total vetëm 10 ndeshje dhe realizuar 1 gol në sezonin 2016-2017. Gjithsesi, sulmuesi shpreson ende të ketë një shans të dytë për të veshur fanellën zikaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat