“Fitore e vonuar? Në Premier nuk ka kurrë ndeshje të lehta”

Futboll

“Fitore e vonuar? Në Premier nuk ka kurrë ndeshje të lehta”

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 23:31
Maurizio Pochettino

Maurizio Pochettino beson se edhe këtë sezon skuadra e Tottenham do të jetë mes pretendentëve për titullin kampion në Premier League. Skuadra e Spurs fitoi 3-1 në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Aston Villa, duke marrë 3 pikë që sipas trajnerit argjentinas janë një sinjal pozitiv.

“Kemi ndryshuar pak nga vjet, por kjo nuk do të thotë që jemi një ekip që nuk pretendon trofe. Përkundrazi, synojmë të jemi sërish protagonistë”, u shpreh Pochettino, që u kritikua për fitoren e vështirë që Tottenham arriti ndaj debutuesve të Aston Villa në javën e parë në kampionat.

“Rëndësi ka fitorja dhe 3 pikët. Kush mendon se fitoret në Premier janë të lehta gabon. Këtu çdo minutë mund të ndodhë një çmenduri dhe situata të përmbyset. Nuk ka kurrë ndeshje të lehta. Ne reaguam pas golit të pësuar dhe fituam. Kjo është shumë e rëndësishme për skuadrën”, tha Pochettino.

Tottenham fitoi 3-1 ndaj Aston Villa me dy gola në 4 minutat e fundit nga sulmuesi Harry Kane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat