Dështon misioni i parë i Barcelonës për Neymar

Futboll

Dështon misioni i parë i Barcelonës për Neymar

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 23:47
Neymar

Takimi në mes të dy klubeve ka shërbyer në atë se sa larg janë ata për ta rikthyer sulmuesin në Camp Nou

Delegacioni i Barcelonës është rikthyer duarthatë nga Paris Saint-Germain pas negociatave në mes të dy klubeve, pasi që rikthimi i Neymar në Camp Nou ka dështuar, s’paku këtë herë.

Delegacioni i Barçës, i cili përbehej nga drejtori ekzekutiv Javier Bordas, shefit të negociata dhe të deleguarit të familjes së Neymar, Andre Cury si dhe sekretarit teknik, Eric Abidal, kishin për detyrë që të diskutonin opsionet për transferin e Neymar, por edhe shkëmbimin e tij me Philipe Coutinhon.

Drejtori sportiv, Leonardo i ka pritur delegacionin e Barcës gjatë orëve të drekës derisa ata kanë mbajtur katër orë takim, por bisedimet kanë shërbyer vetëm për të nënvizuar se klubet janë shumë të ndara në propozimet e tyre edhe pse në një anë Barcelona ka fituar taktikisht, sepse ka vendosur kontaktin e parë me parisienët, derisa Real Madridi po e monitoron situatën.

PSG ka kërkuar para plus Semedon, Rakiticin dhe Dembelen

Megjithatë, çfarë kanë ofruar përfaqësuesit e Barcelonës nuk ka zgjuar shumë interesim tek negociatorët e PSG-së.

Barça janë gati për të aranzhuar një marrëveshje huazimi me mundësi blerje apo përdorimin e disa lojtarëve për të arritur marrëveshjen, me Coutinhon që ishte i pari në listë.

PSG në anën tjetër janë të interesuar dhe kanë biseduar më qetë, duan shumë para dhe disa lojtarë që Barca nuk dëshiron ti largojë si: Nelson Semedo, Ivan Rakitic dhe Ousmane Dembele.

Pronari i PSG Nasser Al-Khelaifi dhe presidenti i Barcës Josep Maria Bartomeu pritet që të takohen edhe të enjten gjatë samitit të Asociacionit të Klubeve Europiane që mbahet në Liverpool, e ku pritet të këtë edhe më shumë negociata për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat