U transferua në ekipin e ëndrrave, por Perisicit iu ndal gëzimi në gjysmë

Futboll

U transferua në ekipin e ëndrrave, por Perisicit iu ndal gëzimi në gjysmë

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 00:21
Ivan Perisic

Ivan Perisic është lojtari më i ri i Bayern Munich pasi u transferua nga Interi në formë huazimi me të drejt blerje.

Mesfushori kroat rikthehet në Bundesliga pasi më parë ka luajtur me Borussia Dortmundin dhe Wolfsburgun.

Perisic nuk do të jetë në gjendje të debutojë me bavarezët në ndeshjen e parë të kampionatit.

Arsyeja është se kroati është i pezulluar pasi mori kartonin e pestë të verdhë në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar në Serie A.

Pezullimi është i vlefshëm edhe nëse ndryshon klub dhe kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat