Kjo është oferta e re e Barcelonës për Neymar

Futboll

Kjo është oferta e re e Barcelonës për Neymar

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 10:41
Neymar

Barcelona vazhdon të insistojë në transferimin e Neymar në ‘Camp Nou’.

Ylli brazilian është kthyer në dëshirë të madhe për Barcelonën, që dëshiron transferimin e tij dy vite pas largimit.

Sipas ESPN, Barcelona kanë përgatitur 93 milionë euro për PSG-në, duke përfshirë në ofertë edhe shërbimet e Philippe Coutinhos dhe mesfushorit Ivan Rakitic, për t’i bindur francezët që të heqin dorë nga Neymar.

Neymar në vitin 2017 është larguar nga Barcelona, kur për 222 milionë euro iu bashkua PSG-së, për t’u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat