Gazetari italian thotë se ua di 'hallin' shqiptarëve të Kosovës

Futboll

Gazetari italian thotë se ua di 'hallin' shqiptarëve të Kosovës

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 11:27
Gazetari italian thotë se ua di 'hallin' shqiptarëve të Kosovës

Ndeshja mes Milanit dhe Feronikelit dështoi për nga numri i tifozëve të pranishëm në stadium, por sa i përket spektaklit dhe seriozitetit të klubit italian gjithçka ishte në nivelin më të lartë.

Rrugët që dërgonin në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk ishin të mbushura si kur luan Përfaqësuesja e Kosovës dhe vërehej që numri i tifozëve nuk ishte i madh, për shkak të çmimit të lartë të biletave. Por ata që ishin, ishin përgatitur në maksimum me fanella dhe me shalle, ishin nisur për t’i parë yjet, shumë prej tyre për herë të parë.

Milani qëndroi për 12 orë në Kosovë, fitoi 2:0 dhe dhuroi shumë dashuri për tifozët shqiptarë. Në tribunat për medie ishte edhe Enrico Currò, gazetar i “La Repubblica”-s, i cili në shikim të parë dukej i habitur për numrin e vogël të tifozëve në stadiumin “Fadil Vokrri”. Sikur të ishte vetëm kjo, ai shprehu huti edhe për gabimet në protokollin e ndeshjes, ku disa nga futbollistët e Feronikelit kishin numër tjetër në fanellë, e tjetër në protokoll. Gjithë kjo shkaktoi telashe te gazetari italian, i cili kërkoi ndihmën e gazetarëve të Kosovës për ta kryer punën e tij.

Enrico Currò pa përtesë pranon pyetjet e një interviste të gjatë nga gazeta “Zëri”. Gazetari nga Italia nuk ka ngurruar të flasë për miqësoren mes kampionit të Kosovës dhe Milanit, për futbollin e Kosovës, si dhe për Përfaqësuesen kosovare.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, fatkeqësisht ishin vetëm tre mijë tifozë shkaku i çmimeve të larta të biletave.

Lidhur me këtë, Enrico thotë se e kupton mungesën e tifozëve në tribuna.

“Natyrisht se duhet të ishin më shumë por unë e di se çmimet e larta ishin problem për njerëzit, megjithatë vizita e një klubi të madh në Kosovë ishte një sukses”, tha fillimisht Enrico.

Gjyqtarët që drejtuan miqësoren Feronikeli – Milan ishin nga Kosova. Enrico thotë se nuk pa asnjë vendim të çuditshëm.

“Unë nuk kam vërejtur asnjë vendim të çuditshëm ose të gabuar në ndeshjen në fjalë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat